Site icon Telegrafi

Kosova fiton me rezultat bindës në miqësoren e dytë me Malin e Zi

Kosova U19 për vajza ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e dytë miqësore kundër Malit të Zi.

Pas barazimit 2-2 në miqësoren e parë, Dardanet U19 sot kanë shënuar fitore me rezultat 4-1.

Serinë e golave në ndeshjen e zhvilluar në Rozhajë e nisi Eltina Bozhdaraj, në minutën e 34-t.

Loja e mirë e të përzgjedhurave të Albina Rrahmanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë kur brenda tetë minutave realizuan dy gola përmes Alba Shabanit (46’) dhe Lorita Islamit (53’).

Më pas vendaset shënuan përmes Katarina Çaxhenoviqit (85’), teksa rezultatin përfundimtar e vendosi Lorita Islami, me golin e dytë në minutat shtesë.


Mali i Zi – Kosova 1-4

Stadiumi “Bandzhovo Brdo” në Rozhajë.

Golashënuese: Katarina Çaxhenoviq – Eltina Bozhdaraj (34’)’, Alba Shabani (46’), Lorita Islami (53’, 90’+3).

Mali i Zi: Jovana Zhugiq (Maria Vukoviq), Vlada Miloviq (Tijana Jankoviq), Ivana Pavloviq (Jelena Radeviq), Tanja Malesia, Ivana Boriçiq (Tijana Gjurgjevac), Sanija Paçariz (Mia Vukçeviq), Katarina Çaxhenoviq, Lidija Staniq (Tamara Miloviq), Anxhela Goluboviq (Mia Baturan), Tatjana Osmajiq, Larisa Xhurkoviq (Ana Krivokapiq).

Kosova: Dieliza Mehmeti, Besjana Zogaj (Shenarta Bela 58’), Elsa Raci, Kreshnike Ramaja, Olsa Musliu (Bardha Mahmuti 58’), Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Rreze Gashi, Aurona Racaj (Erjona Zani 72’), Lorita Islami, Eltina Bozhdaraj.


 

Exit mobile version