Edhe në ndeshjen e dytë të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”, Kosova U19 e ka shënuar fitore, kësaj radhe kundër Greqisë me rezultat 1-0.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë dhe cilësore.
Djemtë e Kosovës treguan lojë të mirë dhe karakter fitues, duke qenë më të mirë se sa grekët në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndërsa, trim i këtij dueli ishte Venhar Hyseni pasi edhe shënoi golin e fitore në minutën e 20-të të takimit, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja.
Kosova në ndeshjen e parë ka shënuar fitore kundër Frosinones pas penalltive me rezultat 3-2, pasi loja e rregullt ishte mbyllur 1-1.
Nesër Kosova U19 e ka ditë pushimi, ndërsa pasnesër në ndeshjen tretë takohet me Lazion.
Greqia – Kosova 0:1 (0:1)
Për Kosovën luajtën: L. Avdyli, V. Azemi, Salihu, V. Hyseni, L. Marmullaku, M. Avdyli, J. Miftari, Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën: Sinani, Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala, Talla, Zhuri, L. Emerllahu, Ibrahimi.