Site icon Telegrafi

Kosova: ekonomia, drejtësia sociale dhe ontologjia

Debati akademik dhe politik ёshtё i pёrçarё mbi çёshtjen e rolit dhe madhёsisё sё shtetit tё mirëqenies gjithandej nё Evropë. Fillimisht dështimi i paradigmës Kejnziane dhe një periudhë e tejzgjatur e sklerozёs ekonomike nё kontinentin e vjetёr qё pasoi pas krizёs sё viteve tё 70’ kishte deligjitimuar skemat dhe politikat e prodhimit dhe rishpёrndarjes sё tё ardhurave. Paradigma e re neo-klasike minimizoi rolin e shtetit edhe nё raste kur shtrëngesat institucionale dhe strukturore kёrkojnё ndërhyrjen e mekanizmave jo-tregtar. Diskursi bashkëkohor ende i qëndron besnik këtij botëkuptimi sipas të cilit shtetet duhet tё ripërziejnё dhe tё reformojnë skemat e ridistribuimit tё pasurisё, sikurёse edhe tё eliminojnё barrierat proteksioniste. Kjo nё njё masё ka sjellë njё situatё ku shteti shëndrrohet nё rregullator tё marrëdhënieve ndër-njerëzore e jo një mekanizëm proaktiv zhvillimor, gjë që përafrohet anarkizmit Hayekian.

Sakaq, njё situatë e tillë po pllakoste besimin e institucionalizuar se autoritetet qeverisëse janë manifestim i vetëvendosjes kolektive. Kombi-shtet pësoi njё transformim tё dyfishtë; ndryshimi i njёsisё socio-filozofike nga më e pёgjithshmja (shoqёria) nё tё veçantёn (individin) dhe kalimi nga konceptualizimi i demokracisё nga populli nё demokraci për popullin. Ideja kryesore ishte qё demokracia nuk ёshtё mё fund nё vetёvehte por mjet qё siguron arritjen e fundeve dhe qëllimeve tjera. Ky ristrukturim institucional me qëllim tё kënaqjes sё logjikës sё legjitimitetit pёrmes outputit po sjell nё pikëpyetje kompatibilitetin e kapitalizmit me drejtёsinё sociale dhe nё njё masё edhe kontratën qё siguronte paqe sociale nё Evropё dhe gjetiu.

Rilindja e paradigmёs neoklasike nuk ishte vetёm njё ndryshim i orientimit socio-ekonomik, por nё vetёvete pёrfshin edhe aktorё, rregulla dhe ndryshim strukturёs stimuluese nё ekonomi dhe marrёdhenie shoqёrore. Tek ne nё Kosovё, bashkёjetesa me komunizmin dinamik Kardelian dhe sistemin post-komunist tё solidaritetit tё treperqindeshit pёr njё kohё kaq tё gjatё ka krijuar shtresa tё ndryshme tё interesave dhe besimeve qё nuk reformohen dhe rehatohen lehtё. Si rrjedhim, ёshtё mё se e kuptueshme qё grupe socio-ekonomike si sindikatat dhe frirajderё tjerё qё thirren nё norma etiko-morale dhe ndjesёsi fetare tё kundёrshtojnё ambientin e tanishёm institucional. Kjo simbiozё e re e kapitalizmit dhe demokracisё nё Kosovё, patjetёr, do tё kufizoj shtetin e mirёqenies ndёrkohё qё elitat shtetёrore po u nёnshtrohen preferencave tё shtresave biznesore pёr taksa mё tё ulta, gjё qё padyshim, ceteris paribus, zvogёlon bazёn tatimore, rrjedhimisht edhe potencialin për ridistribuim.

Interpretimet mbi drejtёsinё sociale nё masё tё madhe bazohen nё gjykime vlerash dhe ende nuk ka konsensus tё gjerё mbi parametrat matёs tё saj. Debati mbi tё drejtat pozitive (socio-ekonomike) tё njeriut u ringjall sidomos pas kolapsit tё sistemeve qё nё parim promovovonin barazinё sociale dhe egalitarianizmin nё Evropёn Lindore dhe integrimet pozitive dhe negative ekonomike nё Evropёn Perёndimore. Ky debat po vjen me vonesё tё theksuar edhe nё Kosovё. Kjo ndodh nё masё tё madhe kur tani pas shpalljes sё pavarёsisё sikur ёshtё hequr dilema e sigurisё, nuk kemi mundёsi tё dizajnojmё rreziqe artificiale dhe as tё konstruktojmё sentimente shoqёrore qё fuqizojnё ndjenjen e tё qenurit pjesё e njё strukture kolektive. Nё anё tjetёr, strukturat udhёheqese, nё pёrpjekje tё fitimit tё statusit tё subjektit nё marrёdhёnie rajonale, kanё dёmtuar dhe shterrur bagazhin e variacioneve tё mundёshme nё politikёn ekonomike.

Meqёnёse shteti mё nuk ёshtё agjent zhvillimor nё aspektin ekonomik, atёherё duhet mbeshtetur tek performanca e biznesit privat dhe thithjes sё kapitalit tё jashtëm. Natyrisht, investimet nga jashtё nuk janё me bollёk prandaj duhet siguruar kushte mё tё favorshme se shtetet tjera pёr ta tёhequr. Pёr kёtё arsye kemi ulje te vazhdueshme tё taksave, kemi njё treg pune tepёr fleksibil dhe rrjedhimisht nuk kemi kapacitet financiar pёr ridistribuim, dhe nuk kemi as kapacitete institucionale pёr tё luftuar evazionin fiskal i cili edhe mё shumё dёmton prespektivwn tonё. Kosova tashmё ёshtё pjesё e tregut garues rajonal dhe global, dhe ne nuk ndikojmё rrjedhat ndёrkombёtare por ato ndikojnё tek ne. Kohёve tё fundit ka njё garё tё paskrupullt ndёrmjet vendeve tё Evropёs Jug-Lindore pёr ulje tё tatimeve dhe ofrimit tё favoreve pa qenё teoritikisht dhe empirikisht tё bindur se sjellin ndonjё rezultat.

Nё ndёrkohё nga mbrenda kemi friksione ndёrmjet botёkuptimit kardelist dhe neo-klasik, kemi njё varg tё politikash qeveritare inkonsitente dhe tё adoptuara nga modele te ndryshme sociale. Nuk ka njё kornizё koherente ontologjike dhe socio-ekonomike, mirwpo njё perzierje e rrezikshme e botёkuptimeve post-komuniste, post-kardeliste dhe neo-liberale. Nё kuptim tё mekanizmave tё rregullimit socio-ekonomik kemi nderthurje tё papёputhshme tё sistemit edukativ nordik dhe tregut tё punёs liberal (recetё pёr vetёshkatёrrim), ndёrkohё qё tekstili shoqёror ёshtё njё pёzierje substancash tradicionale shqiptare, orientale, post-titoiste dhe atyre oksidentale.

Kosova mё shumё se kurrё ka nevojё pёr njё debat tё hapur mbi modelin e saj social tё ndёrtuar mbi parimet e saj shoqёrore dhe ekonomike. Ky debat do tё duhej tё prodhonte njё konsenzus (pakt social) pёr vuajtje afatshkurtёr por qё nё afatgjatё do tё shpiente tek njё ekuilibёr ndёrmjet efiçences ekonomike dhe drejtёsisё sociale. Me kёtё ne do tё eliminonim tensionin ndёrmjet botёkuptimeve dhe do tё eliminonim nga qendrat e vendimmarrjes, strukturat e vjetra post-kardeliste. Ēshtё paradoksale tё varemi edhe mё tutje nga ata qё njёherё imponuan njё strukturё neo-kolonialiste ekonomike dhe shoqёrore, pastaj kritikuan atё, e mё vonё prapё u mbёrthyen nga nostalgjia pёr vaktin kur ‘njё ka punue e dhetё kanё hanger’ dhe ‘e kam pasё njё punё aq tё mirё sa tёrё ditёn kam nejt’. Kjo kornizё poashtu do tё na siguronte nga injoranca dhe brutaliteti i atyre qё mendojnё tё parazitojnё shoqёrinё duke u thirrur nё ndjesinё muhamedane dhe marksiste, nga ata qё mendojnё tё shesin ca produkte tё shpifura duke u thirrur nё nacionalizmin ekonomik dhe natyrisht edhe nga ata qё thithin narxhile dhe dredhin mustaqet orientale. Sё fundmi mё duket kontradiktore tё kёrkohet mbrojtje e pronёs nacionale nga shteti, tё lipset rritje e rolit tё tij ndёrkohё qё shtrёngesat kryesore dhe korrupsioni (rrymё, ujё, rrugё, administratё) mbizotërojnë dhe problemi qёndron mu aty.

(Autori është ligjërues i Marrёdhёnieve Ekonomike Ndёrkombёtare)

Exit mobile version