Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, Kosova pësoi humbje nga Danimarka duke vështirësuar kalimin në raundin tjetër.
Kosova e nisi shumë mirë takim pasi shënoi me Ideal Brovinën që minutën e tetë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e të besuarve të Ramadan Cimilit.
Në pjesën e dytë lojtarët tanë u koncentruan më shumë në mbrojtje duke provuar ta ruajnë rezultatin.
Por kjo lojë nuk doli të jetë efektive.
Prenqi pranoi gol në minutën e 30-të nga Johansson.
Christoffer Haagh ishte heroi i danezëve, pasi përveç që shpëtoi shumë raste për gol, ai shënoi një herë në portën tonë.
Kosova e mbyll me 6 pikë, aq sa Danimarka, por që në lojën mes vete danezët shënuan fitore.
Tashëm duhet një fitore e Qipros që Kosova të shkojë tutje, pasi tri skuadra bëhen me nga tri pikë dhe futet në lojë gollaverazhi. /Telegrafi/