Përfaqësuesja e Kosovës ka debutuar me fitore në parakualifikimet për “Euro 2018” në futsall.
Të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit, sot në Qipro në kuadër të Grupit E, kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Norvegjisë, me rezultat bindës, 5:1.
Golat për Kosovën i shënuan Goli (dy herë), Espegren (ag), Gjinovci dhe Alaj, derisa golin e vetëm për norvegjezët e shënoi R. Maazouzi.
Kosova në këtë grup do të ballafaqohet edhe me Qipron dhe Danimarkën.
Norvegjia: Rakvaag, Ravlo, Donnem, Moen, Espegren, Nordtun, Svendsen, Rottingsnes, Schjetne, Barloë, R.Maazouzi, Abelsen, Vucenovic, Ovesen.
Kosova: Prenqi, Alaj, Krashiqi, Qerimi, Goli, Krasniqi, Topilla, Loshaj, Brovina, Sh. Brahimi, Dobroshi, Gjinovci, Selimi, Hyseni.