Site icon Telegrafi

Kosova e mposht Bullgarinë në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Botërorin 2024

Kosova në futsall ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorin 2024.

Bullgaria është vendas pasi ndeshjet po zhvillohen në Varna, ku Kosova në srart tregoi se është favorit.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut shënuan dy gola, në secilën pjesë nga një.

Fillimisht ndeshjen e hapi Drilon Maxharraj, ndërsa pas tij shënoi Meriton Salihu për tri pikët e para.

Kosova bënë pjesë në Grupin C, e ku krahas Bullgarisë do të ketë punë edhe me Skocinë dhe Armeninë.

Dardanet ndeshjen e radhës e zhvillojnë më 9 prill kundër Armenisë, pastaj me 11 prill luajnë kundër Skocisë. /Telegrafi/

Exit mobile version