Site icon Telegrafi

Kosova e femrave mposhti si mysafire Estoninë, vazhdon garën për kualifikim

Kosova në futbollin e femrave ka arritur të shënojë fitore të madhe si mysafire e Estonisë, duke e mposhtur 2-1.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset EURO 2021 dhe më këtë fitore arrin në kuotën e gjashtë pikëve.

Kanë qenë estonezet fillimisht që kishin kaluar në epërsi në minutën e 22-të me futbollisten Katrin Loo që kishte realizuar nga penaltia.

Por vashat tona nuk u dorëzuan dhe ishte futbollistja Modesta Uka, e cila shënoi në minutën e 44-të për ta barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë sulmuesja e Sturm Graz shënoi edhe një gol në minutën e 56-të për t’i dhënë “Dardaneve” edhe një fitore tjetër të rëndësishme.

Kosova nuk e kishte zhvilluar ndeshjen me Rusinë shkaku i zgjedhjeve, pasi ishte paraparë që të zhvillohet gjatë kohës së fushatës.

Kosova aktualisht mban vendin e katërt me gjashtë pikë, me dy fitore dhe një humbje. /Telegrafi/


Estonia – Kosova 1:2

Shënuese: Uka 44′, 56′

Afërdita Fazlija ka startuar me këtë përbërje: Leci, Shala, Halilaj, Syla, Hisenaj, Shala, Biqkaj, Limani, Reçica, Mehmeti, Uka.


Exit mobile version