Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, ka qëndruar të martën në Prishtinë.
Ai ka qenë pjesëmarrës në eventin për çmimi ndërkombëtar ‘Fadil Vokrri i Artë’ që u organizua nga shoqata “Hermes Ass. Albania” me të cilin u nderua ish-futbollisti i Kroacisë.
Suker gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kosovës, Muharrem Sahiti.
Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja ekipeve kombëtare në vitet e fundit.
Në fund ata u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret.
Ndeshja do të zhvillohet në një datë të cilën do ta vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave. /Telegrafi/