Poezi nga: Philip Larkin
Përtheu: Kujtim Morina
Kositësi ndaloi, dy herë; duke u gjunjëzuar,
gjeta, tha, një iriq të ngecur në teh të kosës, të vrarë,
kishte qenë në barin e gjatë.
E kisha parë atë më parë dhe madje ushqyer njëherë.
Tani e kisha copëtuar botën e tij të patrazuar
në mënyrë të pandreqshme, varrimi nuk sjell dobi.
Mëngjesin tjetër unë u zgjova, ai jo.
Dita e parë pas një vdekjeje, një mungesë tjetër.
Është gjithnjë kështu; duhet të jemi të kujdesshëm
me njëri-tjetrin, duhet të jemi të sjellshëm
kur ende ka kohë.