Telegrafi

Korrupsioni në Amazon

Ai nuk kërkonte në mënyrë të drejtpërdrejtë që recensioni të jetë pozitiv, por përmes letrave kërkonte nga blerësit “që të ndajnë përvojën ashtu që të informohen të tjerët për veçoritë dhe kualitetin e produktit, çfarë i ka pëlqyer blerësit te produkti dhe cilat përfitime i kanë nga blerja e produktit”. Më vonë në një letër tjetër ai kërkoi nga blerësit që të ia akordojnë produktit pesë yje, për shkak se po mundohet të arrij rezultatin e përkryer (100%, pesë yje të plotë).

Letra konkrete mbante datën 16 dhjetor 2011 e New York Times arriti ta siguroj një të tillë dhe për këtë lajmëroi Amazonin. Shitësi u dërgonte letrat blerësve në të njëjtën pako me këmishën, por ai refuzoi akuzat. Gjatë janarit shfrytëzuesit kishin vlerësuar me pesë yje produktin në 92% të rasteve nga 335 recensione, me recensione mjaftë pozitive, derisa vetëm një numër i vogël i blerësve pakënaqësinë me ofertën e bërë nga shitësi e kishin shprehur brenda recensionit. Në krejtësisht 5,000 recensione produkti ka arritur vlerësimin prej 4.9 yje.

Kur shitësi kuptoi se Amazon është në posedim të letrës inkriminuese, filloi me shpejtësi të fshij të gjitha recensionet, por kjo nuk i ndihmoi. Amazon largoi shitësin dhe largoi të gjitha produktet që ofronte. Nuk dihet nëse do të pasoj edhe ndonjë seancë gjyqësore. /Telegrafi/