Liria ka bërë ndryshime në kreun e klubit, ku tani e tutje ka një kryetar të ri.
Me të mësuar lajmin për dorëheqjen e kryetarit Mirsa Çollaku, nga pozita që mbante deri të hënën, ka reaguar edhe kapiteni, Meriton Korenica.
Ai, ka falënderuar shumë kryetarin e deri tashëm duke thënë se “na ke mbështetur gjatë gjithë kohës dhe jemi këtu ku jemi. Në emër të bashkëlojtarëve të jemi shumë falënderues. Të urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin Tuaj. Presim mbështetje edhe më të madhe kryetar. Faleminderit”.
Mirsad Çollaku, të hënën u tërhoq nga pozita e kryetarit të klubit, të cilin e drejtoi që nga 15 janari i vitit 2015 me mjaftë sukses.
Klubi tashmë është ndër më të organizuarit në Superligë dhe synon dy trofetë, kampionatin dhe kupën.
Çollaku është zgjedhur kohë më parë anëtarë i Bordit Ekzekutiv të FFK-së, dhe kjo ka qenë arsyeja e dorëheqjes nga
detyra e kryetarit të klubit.
Po të hënën, kryesia unanimisht për zëvendësues të tij (kryetar të ri) votoi, Qemal Krasniqin, ish n/kryetar i deri tashëm. /Telegrafi/