Telegrafi

Trashi asiston, Zyba e dyshfishon epërsinë e Ballkanit ndaj Ludogorets

Ballkani e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Ludogretsit në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Derisa pjesa e parë përfundoi 1-0 me golin e Meriton Korenicës, kampioni i Kosovës e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë.

Ishte Qëndrim Zyba ai shënoi për 2-0 për skuadrën nga Suhareka, ndërsa Lorenc Trashi ishte në rolin e asistuesit.

Duket se Ballkani po shkon drejt fitores në ndeshjen e parë, duke synuar që në ndeshjen e dytë të ketë një rezultat komod. /Telegrafi/