Seuli i Koresë së Jugut njihet si kryeqyteti global i kirurgjisë plastike.
Besohet se vetëm në distriktin Gangam gjenden rreth 500 qendra estetike, transmeton Telegrafi.
Sipas statistikave, personat e Koresë së Jugut kryejnë më së shumti operacione plastike në botë, ku mbi 980.000 ndërhyrje kirurgjike janë regjistruar vetëm në vitin 2014.
Kjo i bie 20 procedura për 1.000 njerëz, ndërsa në SHBA kjo shifër është 13 procedura për 1.000 banorë.
Megjithatë, interesantja është se pamjet e pacientëve pas ndërhyrjeve kirurgjike janë krejtësisht natyrale, pa buzë të fryra jashtë normales dhe proporcioni i hundës me fytyrë është sikurse natyral. /Telegrafi/