Koreja e Veriut zbuloi për herë të parë një nëndetëse me energji bërthamore në ndërtim, një sistem armësh që mund të përbëjë një kërcënim të madh sigurie për Korenë e Jugut dhe SHBA.
Agjencia shtetërore publikoi të shtunën foto që tregonin atë që e quajti “një nëndetëse me raketa strategjike të drejtuara me energji bërthamore”, ndërsa raportoi vizitat e liderit Kim Jong Un në kantieret kryesore të anijeve ku janë ndërtuar anije luftarake.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, ose KCNA, nuk dha detaje mbi nëndetësen, por tha se Kim u informua për ndërtimin e saj.
Anija duket të jetë një klasë 6,000 ton ose 7,000 ton e cila mund të mbajë rreth 10 raketa, tha Moon Keun-sik, një ekspert i nëndetëseve koreano-jugore që jep mësim në Universitetin Hanyang të Seulit.
Ai tha se përdorimi i termit “raketat e drejtuara strategjike”, nënkuptonte se do të mbante armë të aftë të jenë armë bërthamore.
“Do të ishte absolutisht kërcënuese për ne dhe SHBA-në”, tha Moon.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Brian Hughes tha se “jemi në dijeni të këtyre pretendimeve dhe nuk kemi informacion shtesë për të dhënë në këtë moment. SHBA-të janë të përkushtuara për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut”. /Telegrafi/