Kim Jong-un dukej se nuk ishte stabil, derisa qëndronte në këmbë dhe zbriste shkallëve në një video propaganduese të Koresë së Veriut e realizuar vitin e kaluar.
Videoja e paparë më herët që ishte përzier me disa pamje shumë më të vjetra – shfaq Kim gjatë një vizite në një zonë ndërtimi në Pyongyang në gusht të vitit 2021, transmeton Telegrafi.
Kim që besohet të jetë 38-vjeç, shihet duke vizituar një vendpunishten ku vazhdimisht pinte cigare, por që kishte vështirë të zbret shkallëve të improvizuara.
E masa që ishte përreth tij nuk e kishte të njëjtin problem. Madje ata shihen duke zbritur “shkallëve” pa pengesa.
Vizita në këtë vendpunishte nuk ishte transmetuar asokohe, madje fotografitë dhe videot u publikuan vetëm atëherë kur organet e sigurisë vlerësuan se tani duhet të shfaqen. /Telegrafi/