Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut thotë se lansoi një “raketë hipersonike” të re

Koreja e Veriut ka pohuar se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike të quajtur Hwasong-8 të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, media shtetërore kineze tha se raketa e re ishte një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve të përcaktuara në planin e saj pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.

Ata e quajtën raketën një “armë strategjike”, që do të thotë se zakonisht ka aftësi bërthamore.

Nisja e së martës është një tregues tjetër i rritjes së teknologjisë së armëve të Phenianit mes sanksioneve të rrepta.

“Zhvillimi i këtij sistemi armësh … [ka rritur] aftësitë e kombit për vetëmbrojtje në çdo mënyrë”, tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.

Lansimi i fundit shënoi gjithashtu testin e tretë raketor të vendit këtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version