Koreja e Veriut në orët e para të mëngjesit ka shkrepur tri raketa balistike, ka bërë të ditur ushtria jugkoreane.
Autoritetet në Seul pretendojnë se raketat janë shkrepur në një hapësirë që është vetëm një orë larg udhëtim në Pyongyang, transmeton Telegrafi.
Testi është realizuar pak orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden u largua nga Azia, ku kishte shkuar për një udhëtim zyrtar.
Qëllimi i vizitës së tij në Azi ishte forcimi i masave kundër Koresë së Veriut, e cila ka shpejtuar tempon e testimit të raketave balistike nga fillimi i këtij viti.
Në anën tjetër, Japonia ka konfirmuar se janë shkrepur të paktën dy raketa, por sipas tyre mund të ketë pasur më shumë.
Jugkoreanët dhe zyrtarët amerikanë më herët kishin paralajmëruar që Koreja e Veriut po bëhet gati për një test të ri – që sipas të gjitha gjasave do ta realizojë gjatë vizitës së Bidenit në Azi. /Telegrafi/