Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë hipersonike

Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë hipersonike të mërkurën, testi i parë i madh i armëve këtë vit.

KCNA tha se “goditi me saktësi” një objektiv të caktuar 700 km larg. Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin më shumë se raketat balistike.

Testi vjen pasi udhëheqësi i saj Kim Jong-un ishte zotuar më herët se do të forconte mbrojtjen e Phenianit, raporton bbc.

Kim tha në një fjalim të Vitit të Ri se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.

Koreja e Veriut testoi një sërë raketash vitin e kaluar në mes të bisedimeve të bllokuara me Jugun dhe SHBA-në.

Pheniani i bashkohet një numri të vogël vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, në përpjekjet për të zhvilluar raketa hipersonike.

Ndryshe, armët hipersonike zakonisht fluturojnë drejt objektivave në lartësi më të ulëta se raketat balistike dhe mund të arrijnë më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit – ose rreth 6,200 km në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version