Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut testoi një raketë të re kundërajrore, testi i saj i katërt i armëve në më pak se një muaj

Koreja e Veriut ka thënë se testoi një raketë të re kundërajrore të enjten, testi i saj i katërt i armëve në më pak se një muaj.

Testi i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re hipersonike e cila besohet të ketë aftësi bërthamore, shkruan bbc, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken tha se testet “krijojnë perspektiva më të mëdha për paqëndrueshmëri dhe pasiguri”.

Pheniani thotë se armët e tij janë të nevojshme për vetëmbrojtje, duke akuzuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut për “standarde të dyfishta”.

Testet e fundit po shihen si një shenjë e qartë se Pheniani nuk ka ndërmend të ngadalësojë zhvillimin e armëve pavarësisht sanksioneve të rrepta.

Sipas mediumit shtetëror KCNA, raketa e re kundërajrore tregoi “performancë të jashtëzakonshme luftarake” dhe gjithashtu përfshiu “teknologji të reja kryesore”. /Telegrafi/

Exit mobile version