Telegrafi

Koreja e Veriut shkrep një raketë balistike në ujërat afër Japonisë

Koreja e Veriut ka shkrepur raketë balistike – me sa duket nga nëndetësja – drejt ujërave në brigjet e Japonisë, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lëshimi i raketës vjen javë pasi Koreja e Veriut prezantoi armën e vetë të këtij lloji.

Pyongyang zbuloi një lloj rakete “të re” të lansuar nga nëndetësja gjatë muajit janar, duke e përshkruar atë si “armën më të fuqishme në botë”.

Lajmi vjen derisa Koreja e Jugut, Japonia dhe shefat e inteligjencës amerikane pritet të takohen në Seul për të diskutuar për Korenë e Veriut.

Gjatë javëve të fundit, Pyongyang ka ndërmarrë një mori testesh të asaj që pretendohet se janë raketa lundrimi hipersonike dhe me rreze të gjatë, gjithashtu dhe armë kundërajrore.

Disa nga këto teste shkelin sanksionet e rrepta ndërkombëtare. /Telegrafi/