Telegrafi

Koreja e Veriut sërish lanson raketa

Koreja e Veriut sot lëshoi të paktën dy raketa të dyshuara si balistike.

Pretendimi u bë nga zyrtarë në Korenë e Jugut, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara. Kryeministri japonez Yoshihide Suga dënoi veprimin e Koresë së Veriut, raporton reuters.

“Nisja” rrezikon paqen dhe sigurinë e kombit dhe rajonit tonë dhe shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Ne protestojmë fuqimisht dhe dënojmë veprimin”, tha Suga.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut lanson raketa me rreze të shkurtër veprimi në sfidë ndaj administratës Biden

Ky i fundit shtoi se qeveria konfirmoi se raketat ranë jashtë zonës ekonomike të vendit në Detin e Japonisë, por kërkoi një gjendje më të madhe gatishmërie.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë gjithashtu se të paktën dy “raketa të paidentifikuara” qëlluan bregun lindor të detit.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Koreja e Veriut ka kryer një lëshim të ri raketash, pa asnjë detaj mbi numrin ose llojin e raketave të zbuluara. /Telegrafi/