Telegrafi

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, e dyta në më pak se një javë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të dyshuar balistike, më pak se një javë pasi lëshoi atë që pretendonte se ishte një raketë hipersonike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Koreja e Jugut tha se zbuloi lëshimin në orën 07:27 me orën lokale të së martës.

Roja bregdetare e Japonisë raportoi gjithashtu lëshimin, duke thënë se Koreja e Veriut kishte gjuajtur një “objekt të ngjashëm me raketën balistike”.

Një hap i tillë vjen menjëherë pasi gjashtë vende lëshuan një deklaratë duke i kërkuar veriut të pushojë “veprimet destabilizuese”.

“Ushtria jonë zbuloi një raketë balistike të dyshuar të lëshuar nga Koreja e Veriut nga toka në drejtim të Detit Lindor”, tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut (JCS), duke shtuar se autoritetet e inteligjencës nga Koreja e Jugut dhe SHBA ishin në proces të kryerjes së një analize të detajuar.

Lëshimi i fundit nënvizon zotimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, “për të forcuar mbrojtjen e vendit si pjesë e prioriteteve të politikës së tij për vitin 2022”, të cilat u përshkruan gjatë një takimi kyç në dhjetor. /Telegrafi/