Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të paidentifikuara në ujërat jashtë bregut lindor të Gadishullit Korean të mërkurën, sipas Shefave të Përgjithshëm të Shtabit të Koresë së Jugut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara po analizojnë lëshimet për informacion shtesë.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka forcuar mbikëqyrjen dhe monitorimin e saj mbi Korenë e Veriut, ndërsa punon ngushtë me SHBA-në për të ruajtur gatishmërinë e saj mbrojtëse.
Roja bregdetare e Japonisë tha se beson se dy raketat u lëshuan me pesë minuta distancë në kohë, në orën 12:38 pasdite dhe 12:43 pasdite me kohën lokale.
Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se predhat e Koresë së Veriut besohet të kenë rënë në ujëra jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike.
Testet e raketave balistike të së mërkurës janë të parat që kur presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën në janar dhe vijnë vetëm pak ditë pasi Pheniani tha se kishte testuar raketa lundruese me rreze të gjatë të shtunën dhe të dielën.
Koreja e Veriut është e ndaluar të testojë raketa balistike dhe armë bërthamore sipas ligjit ndërkombëtar.
Testet e mëparshme të tilla janë përballur me një shkelje ndërkombëtare dhe sanksione nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/