Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut kërcënon, thotë se do të lansojë satelitë të rinj – thonë se lufta është e pashmangshme

Koreja e Veriut ka premtuar lansimin e tre satelitëve të rinj spiunë, duke ndërtuar edhe fluturake ushtarake pa pilot, dhe rritjen e arsenalit bërthamor gjatë 2024, pasi që Kim Jong-un ka thënë se politika amerikane po e bën luftën të pashmangshme.

Kim kritikoi Washingtonin pas një takimi pesëditor të partisë në pushtet, që përcaktoi qëllimet ekonomike, ushtarake dhe të politikës së jashtme për vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të lëvizjeve të pamatura të armikut për të na sulmuar, është një fakt i kryer që lufta mund të shpërthejë në çdo kohë në Gadishullin Korean”, tha ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Ai urdhëroi ushtrinë të përgatitet për “pacifikimin e të gjithë territorit të Koresë së Jugut”, duke përfshirë bomba bërthamore nëse është e nevojshme, në përgjigje të çdo sulmi, shkruan Reuters.

Këto kërcënime vijnë në kohën kur në vitin 2024 pritet të mbahen zgjedhjet në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët parashikojnë që Koreja e Jugut do të vazhdojë me fushatën e saj të presionit ushtarak për shkak të ndikimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, që do të mund të rikthenin ish-presidentin Donald Trump. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version