Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut ekzekuton një burrë për shitjen e CD-ve që përmbanin filma të Koresë së Jugut

Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një njeri të shpallur fajtor për shitjen e CD-ROM-ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i quajtur Lee, u përshkrua si një “element anti-socialist”, nga prokurorët pasi u kap me videot.

Familja e Lee u detyrua të qëndronte me rreth 500 spektatorë për të parë ish krye-inxhinierin në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Wonsan duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi me 12 trupa.

Pasi ai u ekzekutua, gruaja, djali dhe vajza e tij, u futën në një kamion ngarkese me dritare të izoluara për transport në një kamp të të burgosurve politikë.

Fqinjët e tronditur duhej të “mbyllnin gojën dhe të qanin në heshtje”, kur panë mënyrën se si po trajtohej familja e Lee, tha një burim për Daily NK. /Telegrafi/

Exit mobile version