Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që e deklaron veten si një shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin “të pakthyeshëm” dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin.
Ligji parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të përdorur një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten.
Pavarësisht sanksioneve gjymtuese, Pheniani ka kryer gjashtë teste bërthamore midis vitit 2006 dhe 2017.
Ajo ka vazhduar të avancojë aftësitë e saj ushtarake – duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të kërcënuar fqinjët e saj dhe potencialisht edhe për të sjellë territorin e SHBA-së brenda rrezes së goditjes.
Kim Jong-un kreu lansime me rreze të gjatë dhe teste bërthamore në vitin 2019. /Telegrafi/