Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut e mbyll vitin me lëshimin e raketave balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër drejt detit në lindje të gadishullit Korean, njoftoi ushtria e këtij vendi.

Ky lëvizje e fundit vjen vetëm pesë ditë pasi Koreja e Veriut dërgoi dronë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017. Kurrë më parë, Koreja e Veriut nuk ka lëshuar kaq shumë raketa sikurse këtë vit, raporton bbc.

Uashingtoni tha se lëshimet e fundit të raketave nuk përbëjnë një kërcënim për SHBA-në ose aleatët e saj.

Tre raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan mbrëmë rreth orës 22:00, sipas kohës tonë lokale nga provinca e Veriut Hwanghae, në jug të kryeqytetit Phenian. Raketat fluturuan rreth 350 km.

Roja bregdetare e Japonisë më herët tha se një raketë kishte rënë në det.

Në fillim të këtij muaji, SHBA dhe aleatët e saj aziatikë vendosën sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut pas testimeve të fundit të raketave.

Marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut janë përkeqësuar që kur qeveria konservatore e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol mori detyrën në maj, duke premtuar një qëndrim më të ashpër ndaj Phenianit.

Koreja e Veriut është bërë më e sigurt nën Kim Jong-un, i cili ka mbikëqyrur pjesën më të madhe të zhvillimit të fundit të programit të saj të armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version