Koreja e Veriut dërgoi rreth 600 balona që transportonin mbeturina në Korenë e Jugut gjatë natës, tha Seuli të dielën, në lëvizjen e fundit të Pyongyangut për të zemëruar fqinjin e tij rival.
Balonat që mbanin mbeturina si bishta cigaresh, rroba, mbetje letre dhe plastikë u gjetën në të gjithë kryeqytetin nga ora 20:00”, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugu, transmeton Telegrafi.
Ai tha se ushtria po monitoronte pikën e fillimit dhe po kryente zbulim ajror për të gjurmuar dhe mbledhur balonat, të cilat kanë thasë të mëdhenj me mbeturina të varura poshtë tyre.
Koreja e Veriut dërgoi të mërkurën qindra balona që transportonin mbeturina dhe jashtëqitje përtej kufirit të fortifikuar, si ato që ajo e quajti “dhurata sinqeriteti”. Seuli u përgjigj me zemërim, duke e quajtur lëvizjen të rrezikshme.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, tha gjatë një takimi me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Austin Lloyd në margjinat e dialogut të sigurisë Shangri-La në Singapor të dielën se balonat shkelën marrëveshjen e armëpushimit, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut. /Telegrafi/
#Watch | North Korea sends new batch of 600 balloons with trash, says South Korea
North Korea sent 600 balloons carrying trash into South Korea overnight, Seoul in Pyongyang’s latest move to rile its rival neighbor#NorthKorea #SouthKorea pic.twitter.com/KVulPguFrK
— DD News (@DDNewslive) June 2, 2024