Telegrafi

Koreja e Jugut zhvillon dronët për neutralizimin e sistemit kundërajror të Koresë së Veriut

Në korrik, Koreja e Jugut kreu fluturimin 33-minutësh të aeroplanit luftarak KF-21 të prodhuar në këtë vend, duke i dërguar mesazh Koresë së Veriut dhe tani po prodhon dronë të cilët në rast nevoje do të mund të neutralizonin sistemin kundërajror të verikoreanëve.

Partner në këtë projekt nuk është kompania Korea Aerospace Industries që prodhoi KF-21, por Korean Air. Vendimin për këtë e mori agjencia për zhvillim të mbrojtjes ADD, transmeton Telegrafi.

Tani kjo kompani do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e sistemit që do të mbështet tri apo katër fluturake të “padukshme pa pilot, gjatë pjesëmarrjes në misione qofshin ato sulme nga ajri-toka dhe mbikëqyrje të luftimeve në terrene të ndryshme.

Skuadrilja e fluturakeve pa pilot jo vetëm që do të mbështesin dhe përcjellin aeroplanët me ekuipazh, por do të mund të kryejnë misione të pavarura përfshirë mbikëqyrjen, pengimin taktiko-elektronik dhe të kryej sulme precize, është bërë e ditur nga Korean Air.

Koreja e Jugut zhvillon fluturake pa pilot prej më shumë se dhjetë vite, kështu që nuk është ndonjë risi për këtë vend. Por dronët nuk janë mbrojtja e vetme nga Koreja e Veriut. Në qershor të vitit të kaluar, Koreja e Jugut paralajmëroi zhvillimin e sistemit mbrojtës kundër ajror Irone Dome (Kupola e hekurt), pasi është bindur në këtë sistem kundërajror në konfliktin e Izraelit dhe Hamasit.

Ky vend theksoi se është i gatshëm t’i shpenzojë 2.6 miliardë dollarë në këtë teknologji, për të mbrojtur Seulin dhe pjesë tjera kyçe të vendit që gjenden vetëm pak kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut. /Telegrafi/