Koreja e Jugut ka publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur përpjekja e fundit e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit përfundoi me dështim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë atë që dukej të ishte një shpërthim në qiell i ndjekur nga një zjarr.
Pamjet u filmuan nga një pajisje vëzhgimi në një anije patrullimi të Koresë së Jugut, tha JCS (Shefat e Përbashkët të Shtabit të Jugut).
Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj e fundit për të nisur një satelit të ri zbulues ushtarak dështoi të hënën gjatë fluturimit të fazës së parë të raketës.
🇰🇵 North Korea launched an unidentified missile towards the Yellow Sea, South Korea reports.
According to some reports, it was a ballistic missile and South Korea suspects it to be a satellite launch. A video of its explosion has been published.
During its flight, residents of… pic.twitter.com/040z1AVLu9
— Lord Bebo (@MyLordBebo) May 27, 2024
Përpjekja erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani lëshoi një paralajmërim se do të përpiqej të lëshonte një satelit deri më 4 qershor, në atë që do të ishte sateliti i dytë spiun në orbitë.
Koreja e Jugut dhe autoritetet amerikane besojnë se raketa shpërtheu pasi fluturoi për disa minuta, sipas zyrës presidenciale të Koresë së Jugut.
E JCS tregoi se zbuloi një sasi të madhe mbeturinash nga raketa në det vetëm dy minuta pas lëshimit.
Lansimi erdhi disa orë pasi Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia përfunduan një samit të rrallë trepalësh në Seul. /Telegrafi/