Site icon Telegrafi

Koreja e Jugut planifikon të lëshojë satelitin e saj të parë spiun ushtarak më 30 nëntor – për të monitoruar më mirë Korenë e Veriut

Koreja e Jugut tha të hënën se planifikon të lëshojë satelitin e saj të parë spiun të ndërtuar në vend, në fund të këtij muaji, për të monitoruar më mirë rivalin, Korenë e Veriut, vend i cili po zgjeron arsenalin e armëve bërthamore.

Plani u zbulua disa ditë pasi Koreja e Veriut dështoi të zbatonte zotimin për të bërë një përpjekje të tretë për të nisur satelitin e saj të zbulimit në tetor, me gjasë për shkak të problemeve teknike, shkruan mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe pse Koreja e Jugut aktualisht nuk ka satelitët e saj të zbulimit ushtarak, ky vend mbështetet në satelitët spiunë të SHBA-së për të monitoruar lëvizjet e Koresë së Veriut.

Ndryshe, vitin e kaluar, Koreja e Jugut përdori një raketë vendase për të vendosur atë që e quajti një “satelit vëzhgimi i performancës” në orbitë, duke u bërë vendi i 10-të në botë që lëshon me sukses një satelit me teknologjinë e vet.

Në anën tjetër, Koreja e Veriut është gjithashtu “e etur” për të blerë satelitin e saj spiun.

Por dy përpjekjet e këtij vendi për nisje në fillim të këtij viti përfunduan në dështim për arsye teknike.

Vendi tha se do të bënte një përpjekje të tretë diku në tetor, por nuk e bëri këtë dhe media e tij shtetërore nuk ka dhënë një arsye. /Telegrafi/

Exit mobile version