Koreja e Jugut njoftoi se ka identifikuar variantin e ri të coronavirusit, që u zbulua së pari në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lloji i ri u zbulua në mesin e tre vizitorëve që kishin ardhur nga qyteti i Londrës më 22 dhjetor.
Të tre vizitorët që ishin nga e njëjta familje rezultuan pozitivë me COVID-19 posa arritën në Korenë e Jugut dhe që atëherë janë vendosur në karantinë.
Koreja e Jugut njoftoi të hënën se do të zgjasë ndalimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri më 7 janar.
Të dielën, vendi raportoi 808 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 787 u transmetuan brenda vendit.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit kështu në 57 mijë, kurse shifra e përgjithshme e viktimave qëndron me rreth 819. /Telegrafi/