Telegrafi

Korea e Veriut rikthen qasjen në internet, akuzon SHBA-të për sulm kibernetik

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në ndërprerjen e qasjes së internetit ndaj shtetit armik.

Kompania amerikane Dyn që monitoron infrastrukturën e internetit, tha se arsyeja për këtë ndërprerje të internetit në Korenë e Veriut nuk ishte e njohur, por e njëjta mund të jetë shkaktuar nga gabimet teknologjike ose nga një i hakerëve mbi rrjetin e internetit.

Disa zyrtarë amerikanë të afërt me hetimin e sulmit ndaj Sony Pictures thanë se qeveria amerikane nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim kibernetik kundër Phenianit.

Presidenti amerikan Barak Obama të premten është zotuar se shteti i tij do të përgjigjet ndaj sulmit më të madh kibernetik, për të cilin ai e fajësoi Korenë e Veriut, duke thënë se “përgjigja e SHBA-ve do të bëhet në një vend, kohë dhe mënyrë që ne do ta zgjedhim", raporton Retuers.

Koreja e Veriut është një nga vendet me më së paku lidhje të internetit, dhe efektet nga ndërprerja e internetit mund të jenë minimal. (Telegrafi)