Në një raport të publikuar nga We Are Social, një agjenci marketingu, vendi i udhëhequr nga Kim Jong Un lejon vetëm 0.03 për qind të popullsisë për të hyrë në internet.
Si një krahasim i drejtpërdrejtë, Islanda ka 98 për qind të popullsisë së saj duke përdorur internetin.
Por kjo nuk do të thotë se qytetarët e Koresë së Veriut nuk janë në ‘internet’. Shteti ka bërë versionin e vet të brendshëm të internetit – të quajtur Kwangmyong, e cila përkthehet fjalë për fjalë në "ndritshëm".
Ky version i uebit nuk është i lidhur me internet më të gjerë global, që do të thotë çdo përmbajtje nga bota e jashtme është e verifikuar nga zyrtarët e qeverisë.
Një motor kërkimi i quajtur “Vendi Ynë” ua mundëson përdoruesve të lundrojnë në mbi 5.500 faqe të internetit, të cilat kryesisht përbëhen nga universitetet, zyrat qeveritare, bibliotekat dhe korporatat shtetërore.