Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror në Kansas kanë zbuluar se njerëzit të cilët e kalojnë një pjesë të ditës në kopsht kanë dobi të shumanshme shëndetësore, përfshirë fuqinë fizike, shëndetin e përgjithshëm mendor dhe forcimin e vetërespektit.
Me kalimin e moshës fillon dobësimi i muskujve, ndërkaq te pleqtë të cilët merren me aktivitet në kopsht ndodh forcimi i muskujve të duarve dhe të gjithë muskujt kanë tonus më të mirë.
Meqenëse shumica e të moshuarve thonë se ata nuk mund të merren me ushtrime fizike, atëherë marrja me kopshtari është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar ushtrimet.