Site icon Telegrafi

Kontrollohen lokalet e natës në veri, pezullohet puna në disa prej tyre

Sot janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme në kafene dhe lokale të natës në veri të Mitrovicës.

Këto kontrolle i ka bërë Drejtoria e Inspekcionit në Komunnën e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me inspektoratin sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se disa prej lokaleve tashmë janë pezulluar për shkak të shkeljeve serioze të kushteve sanitare.

Thuhet se qëllimi i këtyre kontrolleve është mbrojtja e shëndetit publik dhe respektimi i ligjit.

“Kontrollet do të vazhdojnë pa paralajmërim në gjithë territorin e komunës. Apelojmë te të gjithë operatorët që të veprojnë në përputhje me standardet ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version