Trendi i përfaqësimit disa muaj mbizotërues të partisë në pushtet në programet qendrore të lajmeve vazhdoi edhe në muajin mars, por me një rritje të konsiderueshme të raporteve negative për opozitën, tregon analiza e përmbajtjes mediatike të botuar sot nga CRTA.
Hulumtimi mbuloi programet qendrore të lajmeve të televizioneve me mbulim kombëtar të Radio-Televizionit të Serbisë, Pink, Prva, Happy dhe B92.
Siç thuhet, partitë e opozitës ishin të përfaqësuara në 13 për qind të programit kushtuar akterëve politikë, që është një rritje krahasuar me shkurtin, kur përfaqësimi ishte katër për qind, por ato u raportuan kryesisht negativisht, në 72 për qind të kohës së dedikuar, shkruan N1.
Autoritetet u përfaqësuan në 87 për qind të programeve, kryesisht neutrale – 66 për qind të kohës, dhe 33 për qind pozitivisht, ndërsa një ton negativ ishte vërejtur në një për qind të programeve.
Ndër akterët politikë më të përfaqësuar në mars ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pasohet nga kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjilas.
Presidenti Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, Ministri i Financave, Sinisa Mali dhe Ministri i Brendshëm u prezantuan kryesisht në një ton neutral ose pozitiv, ndërsa Gjilas u portretizua kryesisht negativisht në 90 për qind të kohës së caktuar.
Në mars, 40 për qind e kohës së përgjithshme ishte e rezervuar për Vuçiqin, ku foli drejtpërdrejt 29 herë brenda 31 ditëve, që është më së shumti në gjashtë muajt e fundit. /Telegrafi/