Site icon Telegrafi

Kontrollet mjekësore që çdo 20-vjeçare duhet të bëjë

Kujdesi për shëndetin, si vizitat mjekësore, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, bërja e aktivitetit fizik etj. është diçka që pothuajse gjithmonë ia premtojmë vetes por jo gjithmonë e zbatojmë dhe kjo vlen më shumë për ata që janë në moshë të re. “Yyyy ka kohë,” mendojnë të rinjtë dhe në të 30-at përballen me aq shumë probleme sa nuk dinë nga t’ia nisin. Por ka disa gjëra që nuk duhet t’i anashkaloni kurrë.

Ekzaminimet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (gjenitale dhe ekstra-gjenitale)

Ndërkohë që ekzaminimet gjenitale për SST janë një domosdoshmëri, një studim i Universitetit John Hopkins ka zbuluar se mjekëve u shpëtojnë raste të shumta të gonorresë dhe klamidias në zona si fyti. Për këtë nevojiten ekzaminimet ekstra-gjenitale sepse këto sëmundje nuk kanë shenja të caktuara dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.

Analiza për matjen e nivelit të kolesterolit

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në botë dhe niveli i lartë kolesterolit, është një faktor rreziku që ju mund ta kontrolloni. Në raste të rrezikut të shtuar (si histori familjare të kësaj sëmundjeje) filloni të bëni kontrollet e duhura që në moshën 20-vjeçare. Pakësoni mundësinë për t’u prekur nga sëmundje të tilla duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke shmangur duhanin dhe duke bërë rregullisht aktivitet fizik.

Mamografia

E dimë që jeni lodhur nga kjo dhe nga të ngulurit sytë në posterat që tregojnë si bëhet vetëkontrolli. Por kapja në kohë e gjëndrave të dyshimta në gjoks dhe ekzaminimi i tyre rrit në mënyrë të jashtëzakonshme shanset për një kurim të suksesshëm. Studime të ndryshme kanë treguar se kanceri i gjirit është më agresiv tek femrat nën moshën 50-vjeç dhe mamografitë e shpeshta kanë qenë tepër efektive në uljen e numrit të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Pap Testi

Po, nuk është si të shkosh të hash akullore por bërja e një Pap Testi nuk është *kaaaq* e rëndë sa e bëjnë. Ndërkohë që dihet gjerësisht se ky test duhet bërë që kur filloni aktivitetin fizik, studimet kanë treguar se Pap Testi duhet bërë çdo 3-5 vjet, që nga mosha 21 vjeç. Thjesht relaksohuni, merrni frymë dhe fokusohuni në diçka në tavan. Do të mbarojë më shpejt nga ç’mendoni.

Ekzaminim lëkure

Kanceri i lëkurës është një nga sëmundjet që ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe falë varësisë që njerëzit kanë filluar të krijojnë ndaj nxirjes. Të njohësh lëkurën tënde dhe të ndjekësh nishanet dhe anormalitetet e tjera, do t’ju ndihmojë të identifikoni në kohë problemet e rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version