Site icon Telegrafi

Kontratë e re për Rashford

Marcus Rashford padyshim që është zbulimi i vitit në Angli.

Talenti i jashtëzakonshëm i Manchester United e ka shfrytëzuar në mënyrë fantastike mundësinë e dhënë dhe ka shkëlqyer në Ligën Premier.

Por 18-vjeçari ka një kontratë shumë të dobët nga ana financiare dhe United po mendon t’ia përmirësojë atë.

Sipas medieve angleze, me kontratën e re Rashford do t’i fitojë 100 mijë funte në javë që është 10 herë më shumë se që fiton aktualisht.

Në 12 paraqitje për skuadrën e parë këtë edicion, Rashford ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version