Drejtuesit e Bayern Munich i kanë ofruar sulmuesit Robert Lewandowskin një kontratë të re nga e cila polaku pritet të kthehet në lojtarin më të paguar në Bundesligë.
Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Lewandowskit i është ofruar një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon duke u bërë në këtë mënyrë lojtari që përfiton më shumë në kampionatin gjerman.
Aktualisht Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2019, por këtë verë Real Madrid ka zgjohu një interesim të madh për të marrë shërbimet e tij.
Me kontratën e re Lewandowski pritet të tregoj besnikëri dhe të mos largohet më.