Site icon Telegrafi

Kontratë e re me pagë më të lartë, Man Utd po e blindon Kobbie Mainoon

Kobbie Mainoo është një nga futbollistët më të mirë të Manchester United, megjithatë nuk është më i vlerësuari sa i përket aspektit financiar.

Në fakt mesfushori i talentuar anglez është një nga futbollistët me pagën më të ulët në Old Traford.

Kësisoj drejtuesit e Manchester United janë duke punuar për një kontratë të re të lojtarit ku do të ketë pagë shumë më të lartë se aktualja që fiton vetëm 560 mijë funte në vit.

Djajtë e Kuq janë në negociata me agjentin e lojtarit për kontratë të re, pasi aktualja skadon në verën e vitit 2027 dhe ata duan ta vazhdojnë deri në vitin 20230.

Natyrisht që për lojtarin do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës, pasi mediat angleze kanë raportuar se Mainoo me kontratën e re pritet të fitojë mbi pesë milionë funte në vit.

19-vjeçari ka treguar se është shumë i lumtur te Djajtë e Kuq ku gradualisht është duke u bërë një lider në mesfushën e gjigantit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version