Telegrafi

Kontratat e reja të disa prej lojtarëve të Bayernit nuk do të ndikohen nga situata me coronavirus

Bayern Munichut nuk po i nxitohet me kontratat e reja të lojtarëve.

Skuadra gjermane ka përgatitur disa kontrata të reja për disa lojtarë, derisa disa të tjera kanë hyrë në muajt e fundit.

Por, Bild raporton se kontrata e lojtarëve si, Manuel Neuer, Thomas Muller dhe David Alaba nuk nuk do të ndikohen nga coronavirusi.

Lexo po ashtu Chelsea e do Manuel Neuerin si zëvendësues të Kepa Arrizabalagas

Kontrata e Jerome Boateng, Javier Martinez, Thiago Alcantaras dhe Sven Ulreich do të përfundojnë në vitin e kaluar, por, Bavarezët nuk janë të shqetësuar.

Lexo po ashtu David Alaba fillon bisedimet me super-agjentin, Bayerni i frikësuar për të ardhmen e mbrojtësit

Klubi gjerman mendon se ka mjaftueshëm kohë që t’i rinovojë ato dhe se nuk ka asnjë presion mbi ta.

Ditë më parë është raportuar se Neuer, Alcantara dhe Alaba mund të largohen nga Allianz Arena në këtë verë, pasi nuk janë të lumtur me objektivat e klubit. /Telegrafi/