Bayern Munichut nuk po i nxitohet me kontratat e reja të lojtarëve.
Skuadra gjermane ka përgatitur disa kontrata të reja për disa lojtarë, derisa disa të tjera kanë hyrë në muajt e fundit.
Por, Bild raporton se kontrata e lojtarëve si, Manuel Neuer, Thomas Muller dhe David Alaba nuk nuk do të ndikohen nga coronavirusi.
Kontrata e Jerome Boateng, Javier Martinez, Thiago Alcantaras dhe Sven Ulreich do të përfundojnë në vitin e kaluar, por, Bavarezët nuk janë të shqetësuar.
Klubi gjerman mendon se ka mjaftueshëm kohë që t’i rinovojë ato dhe se nuk ka asnjë presion mbi ta.
Ditë më parë është raportuar se Neuer, Alcantara dhe Alaba mund të largohen nga Allianz Arena në këtë verë, pasi nuk janë të lumtur me objektivat e klubit. /Telegrafi/