Luciano Spalletti do të hyjë në një betejë ligjore me Napolin për ndërprerjen e kontratës, pasi trajneri mund të ndodh të përfundojë duke paguar 3 milionë euro vetë përmes pagës së tij te Italia.
Të premte u njoftua nga FIGC se Spalletti do të jetë përzgjedhës i Italisë, duke marrë detyrën nga 1 shtatori për të zëvendësuar Roberto Mancinin.
Kjo ndodhi pavarësisht paralajmërimeve nga Napoli, ku i thuhej se ai ka një klauzolë lirimi prej 3 milionë euro që e nënshkroi për t’u larguar nga klubi në qershor.
Prandaj, konfirmimi i emërimit të Spallettit ngriti mundësinë e një beteje ligjore midis klubit dhe FIGC.
Spalletti po merr vetë me klauzolën e kontratës dhe është i përgatitur të lërë FIGC jashtë situatës.
Ekziston edhe mundësia që Spalletti mund ta blejë lirinë e tij, sepse paga e premtuar nga Federata është 3 milionë euro në sezon, plus 1 milion euro bonuse.
Ato bonuse për tre vjet do të përdoren për të shlyer klauzolën e lirimit për Napolin. /Telegrafi/