Telegrafi

Kontraceptivët përdoren nga 66 % e femrave në Evropë

Sipas rezultateve të hulumtimit, përqindja e përdorimit të kontraceptivëve është shumë më e lartë në Gjermani, Francë dhe Suedi, ku ky nivel arrin deri në 90 %. Ndërkaq, ai është shumë më i ulët në Greqi me 24 %, Ukrainë 27 % dhe Turqi 26 %.

Aktualisht, pilula është metoda më e përdorur gjerësisht e kontracepsionit për femrat, me 24 %, pasuar nga prezervativët me 23 %.

Nga femrat e anketuara anekënd Evropës, 23 % e tyre kanë pohuar se nuk kanë përdorur asnjëherë kontraceptivë, teksa 18 % e fermave kanë thënë se janë kundër metodave kontraceptive. /noa/telegrafi/