Telegrafi

Kontrabandistët indianë e fshehin arin nën parukat e tyre – kapen në aeroport pas modelit të çuditshëm të flokëve

Ky është momenti kur dy burra u kapën duke kontrabanduar ar dhe para në një aeroport, të cilat i kishin fshehur nën parukat e tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dyshuarit Magroob Akbarali dhe Zubair Hassan Rafiyutheen u ndaluan derisa po largoheshin nga aeroporti të dielën, për shkak të modelit të dyshimtë të flokëve.

Zyrtarët më pas e zbuluan që ata të dy kishin veshur paruke, si dhe kishin fshehur dy pako ari me peshë prej 698 gramësh.

Në pamjet e mëposhtme, zyrtarët mund të shihen duke hequr flokët e rremë për t’i zbuluar pakot e zeza të mbushura me para, dhe ari ngjitur në kokat e dy burrave. Ari është gjetur gjithashtu edhe nga çorapet e tyre.

Të dy u arrestuan në terminalin e aeroportit të Chennait në Indi me të mbërritur nga Dubai. /Telegrafi/