Site icon Telegrafi

Konsumuan patatina shumë të djegës, 30 nxënës japonez përfundojnë në spital

Rreth 30 nxënës u shtruan në spitalin e Tokios, pasi kishin ngrënë patatina “super të djegës”, ka njoftuar policia e atjeshme.

Disa prej tyre filluan të ankoheshin për të përziera dhe dhimbje akute rreth gojës, duke nxitur thirrje urgjente tek zjarrfikësit dhe policia, transmeton Telegrafi.

13 vajza dhe një djalë u dërguan në spital, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm, por që ankoheshin për simptoma të lehta.

Kompania që prodhon patatinat, Isoyama Corp, lëshoi një deklaratë, duke kërkuar falje për “çdo shqetësim” për klientët dhe i uroi nxënësve shërbim të shpejtë.

Në ueb-faqen e kompanisë ka paralajmërime të ndryshme për ata që ia mësyjnë t’i provojnë këto patatina.

Madje thuhet se ndalohet konsumimi i tyre për personat nën moshën 18-vjeç, për shkak se janë shumë të djegës.

“Patatinat janë aq të djegës sa që shkaktojnë dhimbje”, thuhet në paralajmërimin e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version