Telegrafi

Konsumoni lëngje për të kontrolluar peshën trupore

Sipas tyre, ushqimet me përqindje të lartë të ujit, përfshirë edhe pastat dhe orizin, të cilat lehtë absorbojnë lëngje, si edhe gjellët, mundësojnë zgjatjen e ndjenjës së ngopjes.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se kjo nuk është e mundur të arrihet thjesht duke pirë një gotë ujë gjatë ushqimit, pasi lëngu duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit që konsumohet.

Ekspertët po ashtu shtojnë se tryeza duhet të ketë sasi sa më të mëdha të perimeve, pasi ato krahas ujit përmbajnë edhe lëndë të tjera ushqyese të cilat krijojnë ndjenjën e ngopjes dhe nuk kanë shumë kalori.