Telegrafi

Konsumoni edhe lëngje të perimeve

Në një simpozium ndërkombëtar rreth ndikimit të pemëve dhe perimeve në shëndetin e njeriut, janë prezantuar dy studime të cilat tregojnë se lëngu nga perimet ndihmon plotësimin e nevojave për to dhe njëkohësisht ndikon dobishëm edhe në shëndet.

Studimi i parë është bërë në personat nga mosha 40 deri në 65 vjeçare gjatë 12 javëve. Të gjithë të eksperimentuarit të cilët kanë konsumuar dy gota lëng të perimeve, kanë plotësuar sasinë e preferuar për konsumim të perimeve në ditë.

Po ashtu, është treguar se pirja e lëngut të perimeve dukshëm zvogëlon presionin e rritur të gjakut.

Një studim tjetër ka treguar se personat e mbipeshë me sindromë metabolike të cilët në kuadër të dietës kanë pirë edhe lëng 100% nga perimet, kanë humbur më shumë kilogramë të tepërta në krahasim me ata që nuk kanë pirë./Telegrafi/