Shpesh ndodh që të pastrojmë rrobat me cikël të shpejtë, duke qenë se na kursen kohë dhe i kemi rrobat gati më shpejt.
Një plus i madh i ciklit të shpejt është se shpesh ju kursen energji, gjë që e bën atë një zgjedhje më të qëndrueshme.
Duke përdorur më pak energji, një larje e shpejtë do t’ju kursejë gjithashtu para.
Por, pastrimi i rrobave me cikël të shpejtë nuk është alternativa më e mirë nëse keni nevojë të lani rrobat me njolla.
Temperatura është shumë e ulët për të hequr siç duhet një njollë, prandaj përdorni gjithmonë një larje të plotë për rrobat më të ndotura.
Megjithatë, ky është një opsion i dobishëm kur duam të largojmë djersen e rrobave. /Telegrafi/